Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë, pas një mosmarrëveshje në Prishtinë.

I dyshuari mashkull shqiptar pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e lënë të plagosur në këmbë, njofton PK.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 06.10.2018-18:15.  I dyshuari mashkull K/Shqiptar pas një mosmarrëveshje, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar, duke e plagosur në këmbë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas personelit mjekësor, është jashtë rrezikut për jetë. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. I dyshuari gjendet në arrati dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat