Bie nga traktori duke e ngarkuar me dru, bëhet për spital

Kronikë e zezë

Bie nga traktori duke e ngarkuar me dru, bëhet për spital

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Një person është lënduar rëndë dje në Shkozë të Prizrenit, derisa ka qenë duke ngarkuar dru në traktorin e tij.

Policia ka njoftuar se i njëjti kishte rënë nga traktori derisa ai ka qenë në lëvizje dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Ai është dërguar për tretman mjekësor dhe gjendjet jashtë rrezikut për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat