Plagosen dy të rinj në Cërrik të Shqipërisë

Kronikë e zezë

Plagosen dy të rinj në Cërrik të Shqipërisë

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 20:16
Ilustrim

Dy të rinj janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Cërrikut, ndërsa policia ka bërë të ditur se ka arritur të identifikojë autorin e ngjarjes.

Sipas policisë, rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit” në Cërrik, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.K., 20 vjeç, banues në fshatin Malasen Cerrik, si dhe është plagosur lehtë në dorë shtetasi J.R., 22 vjeç, banues në Cërrik, të cilët ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, dyshohet se shtetasi B.H së bashku me shtetasin I.F, po udhëtonin me një automjet tip Golf që drejtohej nga shtetasi A. Zh. Shtetasi B.H, ka parë shtetasin G.K me të cilin kishte një konflikt të mëparshëm për motive të dobëta ka zbritur nga automjeti dhe është konfliktuar fizikisht me të.

Në konflikt është përfshirë edhe shtetasi J.R, shoku i shtetasit G.K, si dhe dy shokët e shtetasit B.H, shtetasit A.Zh dhe I.F. Në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi B.H , ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit G.K, i cili është plagosur në këmbë, si dhe është plagosur në dorë shoku i tij shtetasi J.R.

Policia ka kapur dhe shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit shtetasin Angjelo Zhelegu, i cili ka larguar nga vendngjarja autorin e dyshuar dhe shokun e tij.

Policia po punon për arrestimin e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat