Sulmohet një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

Sulmohet një person në Prishtinë

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 15:32
Ilustrim

Mbrëmë rreth orës 23:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Simon Shiroka” në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht .

Bëhet fjalë për viktimën F. Sh, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, për të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar: K.B mashkull, 26 vjeç , i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore për të proceduar më tej në fazat e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat