Shantazhonte një shtetase me publikim fotosh, ndalohet 21-vjeçari

Kronikë e zezë

Shantazhonte një shtetase me publikim fotosh, ndalohet 21-vjeçari

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 21:01
Ilustrim

Një 21-vjeçar nga Mamurrasi është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi ka shtrënguar me anë të kanosjes shtetasen A. Gj., duke i kërkuar një sasi vlere monetare për mospublikimin e disa fotove në rrjetet sociale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në D. V. P., Tiranë, falë një pune të mirëorganizuar hetimore kapën dhe ndaluan shtetasin:

– Y. K., 21 vjeç, banues në Mamurras.

Ky shtetas ndërmjet telefonit ka shtrënguar me anë të kanosjes shtetasen A. Gj., duke i kërkuar një sasi vlere monetare për mospublikimim e disa fotove në rrjetet sociale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat