Arrestohet i mituri pasi kanosi shoqen e klasës

Kronikë e zezë

Arrestohet i mituri pasi kanosi shoqen e klasës

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 15:31
Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin e saj ditor njofton se është arrestuar një i mitur.

Kjo pasi i dyshuari kanosi shoqen e klasës së tij. Ngjarja raportohet se ka ndodhur dje në qytetin e  Ferizajit.

Me urdhër të prokurorit i mituri u dërgua në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Ferizaj 12.10.2018 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar i cili kishte kanosur në klasën e saj viktimën femër K-shqiptare e moshës së mitur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat