Rrëfimi i vitit 2013 për vrasjen e të riut në Smolicë, sot iu vra edhe babai me eksploziv - Bota Sot
Rrëfimi i vitit 2013 për vrasjen e të riut në Smolicë, sot iu vra edhe babai me eksploziv

Kronikë e zezë

Rrëfimi i vitit 2013 për vrasjen e të riut në Smolicë, sot iu vra edhe babai me eksploziv

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 14:18
61 vjeçari Haxhi Ahmeti ka mbetur i vdekur sot para shtëpisë së tij në fshatin Smolicë të Gjakovës.

Haxhi Ahmetit nga Smolica e Gjakovës ia montuan sot eksplozivin para derës së shtëpisë. Vrasje si nëpër filma që përveç familjes tronditi gjithë opinionin. Brenda kësaj familje ekziston edhe një histori po aq e trishtë sa kjo e sotmja. Më 2013, djali i Haxhiut, Ali Ahmeti, u vra nga axha i tij. Djali i viktimës së sotme ishte 29-vjeç.

Express ka raportuar për ngjarjen e vitit 2013, për vrasjen e 29-vjeçarit.

Më poshtë pjesë të shkëputura nga rrëfimi i vrasjes së Ali Ahmetit, të cilit sot iu vra edhe babai.

I njohur në Gjakovë si njeri që sillte probleme, i ndjeri Ali Ahmeti nga Smolica, duket se raporte të këqija kishte edhe me familjarët e tij. Pas një zënke në shtëpinë e axhës Abaz Ahmeti, i riu mbeti i vrarë.

Të ndjerin Ali Ahmetin (I njohur edhe si Ali Sakica) e njihte e gjithë Gjakova si person problematik. 29 vjeçari, mes tjerash, më herët kishte plagosur edhe një pjesëtar të Policisë së Kosovës.

E duket se raporte të tilla Aliu kishte edhe me axhën e tij, Abazin. Ky i fundit pas një zënke që kishte me nipin e la të vdekur në vend. Vrasja ndodhi në fshatin Smolicë në shtëpinë e të dyshuarit.

Gjithçka nisi kur tashmë i ndjeri Aliu shkoi në shtëpinë e axhës pak metra larg për të sqaruar një problem të vjetër që këta dy kishin mes vete. Hynë në një dhomë të shtëpisë. Ishte kjo dhomë ku nisi gjithçka. Për plot gjysmë ore axha me nipin u zunë me fjalë për motive ende të paqarta. E kulmi ishte kur nipi doli jashtë derës së shtëpisë. Axhës, Abazit i mjaftoi veç edhe një fjalë e fundit e tij për të kryer një veprim jo fort të menduar. Abaz Ahmeti, nxori armën nga xhepi dhe gjuajti drejt nipin për ta lënë të vdekur në vend. Vendi i krimit ishin shkallët e shtëpisë, pikërisht dera e hyrjes së shtëpisë së Abazit. E prej asaj dite, dorasi u largua nga shtëpia dhe ende ndodhet në arrati.

Kush është Familja Ahmeti nga Smolica?

Familja e të ndjerit, është prej familjeve më me ndikim në Komunën e Gjakovës. Shumica e meshkujve të kësaj familje ishin pjesë e luftës së fundit dhe pas luftës, për shkak të lidhjeve politike (kryesisht me Ramush Haradinajn por edhe me njerëzit e PDK’së) ata krijuan ndikim politik e ekonomik në Gjakovë.

Kështu, Ismet Ahmeti që pas luftës mbante pozita të ndryshme në TMK, sot është Drejtor i Radoniqit. Ai ishte njëri prej axhallarëve të të ndjerit, Ali Ahmetit.

Informata shtesë: Prokuroria e Gjakoves ka thënë se Haxhi Ahmeti është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm pasi eksplozivi i vendosur në oborr të shtëpisë ia ka marrë jetën. Kryeprokurori ka thënë se ende nuk kanë ndonjë të dyshuar lidhur me vendosjen e eksplozivit në derë të oborrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...