Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e therrjes me thikë. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta para mesnate në rrugën “Aziz Zhilivona” të lagjes Vranjevc në Prishtinë.
Mediat raportojnë se tashmë njësitet e Policisë së Kosovës kanë arritur në vendin e ngjarjes, kurse viktima është derguar për tretman mjeksor.