Hidhet nga lartësia, humb jetën 42 vjeçarja

Kronikë e zezë

Hidhet nga lartësia, humb jetën 42 vjeçarja

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 08:30
Ilustrim

Një 42-vjeçare ka gjetur vdekjen në një fshat të Përrenjasit.

Burime nga policia bëjnë me dije se në fshatin Skroskë, Përrenjas, është hedhur nga lartësia dhe ka gjetur vdekjen S. K., 42 vjeçe, banuese në fshatin Skroskë.

Nga të dhënat paraprake, bëhet e ditur se ajo vuante nga çrregullime mendore.

“Më datë 17. 10. 2018, në fshatin Skroskë, Përrenjas, është hedhur nga lartësia dhe ka gjetur vdekjen shtetasja S. K., vjeçe 42, banuese në fshatin Skroskë, e cila vuante nga çrregullime mendore. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat