Merr flakë makina në Korçë, digjet brenda drejtuesi 39-vjeçar

Kronikë e zezë

Merr flakë makina në Korçë, digjet brenda drejtuesi 39-vjeçar

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 06:35
Ilustrim

Një shtetas ka humbur jetën, teksa është djegur në mjetin e tij, që kishte marrë flakë në ecje, pak para mesnatës në qytetin e Korçës.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 1, pranë Kampit të Punëtorëve, ndërsa mjeti i djegur ishte tip Mercedes Benz, me targa AA 911 HJ.

Drejtuesi i tij, shtetasi 39-vjeçar me iniciale Gj.B., nuk arriti të dalë në kohë nga mjeti, duke u djegur brenda tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ato të zjarrfikëses, që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, që kishte përfshirë mjetin.

Ndërkohë është ngritur edhe grupi hetimor dhe po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat