Thikë në zemër 16-vjeçarit, autori shokon me dëshminë: E vrava sepse…

Kronikë e zezë

Thikë në zemër 16-vjeçarit, autori shokon me dëshminë: E vrava sepse…

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 22:45
Thikë në zemër 16-vjeçarit, autori shokon me dëshminë: E vrava sepse…

Kështu është shprehur në Policinë e Fierit 17-vjecari F.Gega, nxënës në vitin e tretë në një nga gjimnazet e këtij qyteti. Ai ka dëshmuar në praninë e një psikologu, pasi gjendja e tij psikologjike ka qenë mjaft e ngarkuar.

Sipas burimeve të Policisë, adoleshenti ka shfaqur pendesë gjatë të gjithë kohës së marrjes në pyetje dhe ka qenë i përlotur. Në pyetje janë marrë edhe bashkëmoshatarët e 16- vjeçarit që u godit me thikë për vdekje, Denis Vrenozi.

Ata kanë dëshmuar në Polici se kishin qenë duke pritur në stacion për autobusin e linjës së fshatit të tyre Hoxharë e Vjetër, kur papritmas është afruar bashkëmoshatari i tyre dhe ka nisur të debatojë me Denisin.

Sherri ka qenë për motive që as ata nuk kanë qenë të qartë se pse nisi. “Ai (autori) ishte bashkë me një shokun e tij kur u afruan. Na shanë e fyen me fjalë dhe më pas autori nisi të përleshej me Denisin. Në këtë kohë ai 16- vjeçari nxori thikën dhe qëlloi shokun tonë. Askush nuk e mendonte se ai mund të kishte thikë me vete. Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe askush nuk pati mundësi të evitonte këtë ngjarje”, janë shprehur gjatë marrjes në pyetje në Polici shokët e 16-vjeçarit, të cilët kanë qenë edhe dëshmitarë të këtij krimi.

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten rreth orës 16:30 në vendin e quajtur ‘Zogu i Zi’ në qendër të Fierit. Viktima ka qenë duke pritur në një stacion autobusin për t’u rikthyer në fshatin e tij, kur është konfliktuar për motive banale me bashkëmoshatarin e tij, F.Gega.

Pas një sherri verbal mes tyre, ata janë konfliktuar edhe fizikisht dhe 17-vjeçari ka nxjerrë një thikë duke e qëlluar për vdekje. Autori i krimit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, për t’u vetëdorëzuar disa orë më vonë.

Ka qenë babai i tij, ai që ka arritur të lidhet pas ngjarjes së rëndë me të birin dhe e ka bindur atë të vetëdorëzohet në Polici. Në momentin e arrestimit, adoleshenti ka qenë mjaft i tronditur psikologjikisht dhe e ka pasur të pamundur të dëshmojë për ç’ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat