Kanosi punonjësen e policisë, arrestohet 44-vjeçari

Kronikë e zezë

Kanosi punonjësen e policisë, arrestohet 44-vjeçari

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Lorenc Kananaj, 44 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 21.10.2018, dyshohet se ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësen e policisë së patrullës së përgjithshme duke e kanosur atë për shkak të detyrës.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 236/2 dhe 238 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat