Godet me sende të forta djalin, arrestohet 54 vjeçari

Kronikë e zezë

Godet me sende të forta djalin, arrestohet 54 vjeçari

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 10:22
Ilustrim

Policia e Bulqizës vuri në pranga një 54-vjeçar nga Bulqiza, i identifikuar si Liman K. pasi akuzohet se ka goditur me sende të forta në fytyrë djalin e tij, me iniciale B.K., 23 vjeç.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi: Liman K, 54 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi u bë pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime djalit të tij shtetasit B.K, 23 vjeç”, njofton policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale "Dhunë në familje", parashikuar nga neni130/a i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat