Grabitë paratë nën kërcënim të thikës, arrestohet 22 vjeçari

Kronikë e zezë

Grabitë paratë nën kërcënim të thikës, arrestohet 22 vjeçari

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 16:22
Ilustrim

Nga hetuesit policor të stacionit të Podujevës, sot është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes

Rasti ka ndodhur me  20 tetor në  fshatin Shtedim, saktësisht në një market, ku  një femre  nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë),  i janë grabitur një sasi e parave.  

Puna e hetuesve policor të stacionit të Podujevës, e cila është finalizuar sot, ka rezultuar me  identifikimin dhe arrestimin e personit  të dyshuar: E.Ll, 22 vjeç

Ndaj tij,  prokurori i shtetit  ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat