Arrestohen poseduesit e drogës në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohen poseduesit e drogës në Prishtinë

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit te njëri i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një qese me marihuanë me peshë 0.5 gram.

Po ashtu,  në afërsi të tyre, në dysheme në një paketë me mbeturina janë gjetur dhe sekuestruar 6 qese me bari ngjyrë të gjelbër e dyshuar për substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 11.8 gramë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.    

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat