Kërcënon viktimën se do t’ia djegë restorantin me benzinë

Kronikë e zezë

Kërcënon viktimën se do t’ia djegë restorantin me benzinë

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Suharekë, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht një person tjetër në një restorant duke e goditur me shuplakë.

I dyshuari ishte shoqëruar në stacion policor dhe i njëjti ishte liruar me urdhër të prokurorit kujdestar, mirëpo pas disa orësh i dyshuari kishte kërcënuar viktimën se do t’ia djegë restorantin me benzinë.

Tek i dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar një shishe dy litërshe me benzinë. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në ndalim policor për 48 orë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 22.00, thuhet në raportin e rregullt 24 orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat