Një muaj paraburgim për shoferin që aksidentoi për vdekje 30 vjeçaren

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për shoferin që aksidentoi për vdekje 30 vjeçaren

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.M për shkak të veprës penale Rrezikimi i trafikut publik.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri para dy ditësh, rreth orës 16:10, në rrugën B , në Prishtinë, duke drejtuar veturën e tij të tipit “ BMW “, kishte shkelur ligjin mbi trafikun publik dhe kishte vënë në rrezik jetën e njerëzve, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe duke mos ju dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vend dhe me pjesën e përparme të anës së djathtë i kishte goditur në trup këmbësorët L.A dhe F.R.

Si pasojë tani e ndjera L.A, 30 vjeçare kishte ndërruar jetë në QKUK-ë, kurse e dëmtuara F.R kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.M është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat