Babai dhunon vajzën, adoleshentja i kthehet me thikë

Kronikë e zezë

Babai dhunon vajzën, adoleshentja i kthehet me thikë

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 14:53
Ilustrim

Një tjetër rast i dhunës në familje raportohet në Korçë.

Mësohet se pas një konflikti për motive të dobëta babai ka rrahur vajzën, ndërsa kjo e fundit e ka goditur me thikë duke e lënë të plagosur.

Ai fillimisht u dërgua për mjekim në Korçës, ndërsa më pas në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në Maliq të Korçës.

"Procedimi ndaj tyre filloi pasi, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi A.C., e ka keqtrajtuar vajzën e tij, e cila më pas e ka goditur këtë të fundit, me një mjet të mprehtë në parakrah. Ky shtetas pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u dërgua në Tiranë për mjekim të specializuar, ndërsa shtetasja K.C., u pajis me urdhër-mbrojtje", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale bazuar në nenet  124/b/1 dhe 130/a/3 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat