Babai kanos vajzën me thikë, ndalohet nga Policia

Kronikë e zezë

Babai kanos vajzën me thikë, ndalohet nga Policia

Nga: Bota Sot Më: 24 tetor 2018 Në ora: 16:22
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy persona, për shkak të dyshimit se kanë shkaktuar dhunë në familje.

Rasti i parë ka ndodhur në komunën e Ranillugut, ky i dyshuari në vrazhdësi ta ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, kurse, rasti tjetër ka ndodhur në Gjilan ku i dyshuari ka kanosur  më thikë vajzën e tij.

“Në rastin e parë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.T, në komunën e Ranillugut, në këtë muaj, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, të dëmtuarës, duke e goditur me grushte në fytyrë dhe pjesë të trupit, e cila për shkak të lëndimeve të pësuara ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Në këtë mënyrë, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ nga neni 188 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës” , thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës..

Në rastin tjetër, dyshohet që i pandehuri F.S, në komunën e Gjilanit, ka shkaktuar dhunë në familje, në atë mënyrë që nën ndikimin e alkoolit dhe me thikë e kanos vajzën e tij L.F, deri në atë moment kur e dëmtuara arrin të i’a largojë thikën nga dora, me ç’ rast i njëjti përsëri tenton të e godas, duke gjuajtur me një dru në drejtim të saj.

“Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Kanosje’’ nga neni 185 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.        

Në të dy rastet, prokuroria ka lëshuar aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ushtruar kërkesat për caktimin e paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, ndaj dy të pandehurve, në Gjykatën kompetente në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat