Abuzoi seksualisht me 15-vjeçaren, babai i vajzës bën për spital mësuesin (Video)

Kronikë e zezë

Abuzoi seksualisht me 15-vjeçaren, babai i vajzës bën për spital mësuesin (Video)

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 21:05
Abuzoi seksualisht me 15-vjeçaren, babai i vajzës bën për spital mësuesin

Një baba ka sulmuar një mësues të akuzuar për abuzimin seksual në mënyrë të përsëritur me vajzën e tij 15 vjeçare. Mësuesi Jorge Cruceno, 30 vjeç, është i punësuar nga shkolla Santa Marta në qendër të Argjentinës. Familja e të miturës gjeti mesazhe të papërshtatshme nga mësuesi në telefonin e saj.

Image

Babai kishte kërkuar një takim me autoritetet e shkollës pasi raportoi abuzimin në polici. Në pamjet e filmuara nga kamera babai i 15-vjeçares shihet duke ecur me vajzën në shkollë para se të përballej me mësuesin. 

Babai nxehet dhe i gjuan me grushta 30-vjeçarit i cili mbulon kokën me duar për t'u mbrojtur.

Në vetëm 15 sekonda babai i gjuan me 22 grushta dhe më pas largohet me vajzën. Cruceno pësoi lëndime në fytyrë dhe parakrah.

Ai shkoi në polici për të paraqitur një ankesë kundër babait. Hetimet për të dy rastet po vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat