Konflikti për pronën, lushnjari grushton policin

Kronikë e zezë

Konflikti për pronën, lushnjari grushton policin

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 10:16
Ilustrim

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnjë pasi akuzohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie.

Flamur Arapi, nga fshati Kadiaj, ishte në një konflikt pronësie me shtetasin O.A.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: Flamur Arapi, 30 vjeç, banues në fshatin Kadiaj, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë në Komisariatin e Lushnjes i cili ka qenë në një zbatim vendimi të Bashkisë Lushnje për konfliktin e pronësisë që ka pasur shtetasi Flamur Arapi me shtetasin O.A.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës" parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat