Zhduken dy vajza e një djalë në Tiranë e Lezhë

Kronikë e zezë

Zhduken dy vajza e një djalë në Tiranë e Lezhë

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Tre të rinj janë zhdukur nga banesat e tyre në Tiranë e Lezhë. Sipas Policisë, mësohet se një vajzë është zhdukur në Tiranë,  ndërsa një vajzë tjetër e një djalë, janë zhdukur në Lezhë,

Për të tria raste e zhdukjes, Polica, bënë të ditur se po punon për gjetjen e tyre.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 24. 10. 2018, shtetasi A. B., vjeç 45, banues në fshatin Fargë, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza A. B., vjeçe 18. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 24. 10. 2018, shtetësia T. M., vjeçe 53, banuese në fshatin Barbullojë, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza e mitur J. M., vjeçe 15. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

Më datë 24. 10. 2018, shtetasi R. S., vjeç 40, banues në Lezhë, kallëzon se i është larguar nga banesa nipi, shtetasi D. S., vjeç 19. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat