Një burrë është arrestuar pasi që njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur një grua.
Policia njofton se rasti ka ndodhur gjatë ditës se djeshme rreth orës 15:30 në rrugën “Hamdi Berisha” në Malishevë.
Sipas raportit të PK-së, në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një armë pa leje.
“Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç ‘rast është gjetur dhe konfiskuar një arme-revole Vollter me një karikator me shtatë fishekë të kalibrit 6.35 mm”, njofton PK.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.