Një i arrestuar për tentim vrasje në Prishtinë

Kronikë e zezë

Një i arrestuar për tentim vrasje në Prishtinë

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 13:12
Ilustrim

Në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një tentim vrasje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull,  i cili e kishte sulmuar fizikisht dhe goditur me një mjet të mprehtë viktimën të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat