Tentoi të vidhte një dyqan në Sukth, i afërmi i pronarit bën për spital hajdutin

Kronikë e zezë

Tentoi të vidhte një dyqan në Sukth, i afërmi i pronarit bën për spital hajdutin

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 09:47
Ilustrim

Një tentativë për grabitje ka përfunduar në dhunë fizike ndaj hajdutit. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Durrës, në njësinë administrative Sukth.

Shqiptarja ka mësuar se një 30-vjeçar ka tentuar të vjedhë një dyqan ushqimor, por është pikasur nga njëri prej të afërmve të pronarit të dyqanit. I afërmi i pronarit, ka marrë një shkop dhe ka hyrë brenda në dyqan dhe i është sulur grabitësit duke e qëlluar.

Nga përleshja, hajduti ka pësuar plagë serioze në kokë dhe në trup. Policia ka arrestuar autorin e plagosjes, ndërkohë që hajduti ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat