"Mitsubishi" shpërthen në flakë në ecje e sipër në aksin Elbasan-Librazhd

Kronikë e zezë

"Mitsubishi" shpërthen në flakë në ecje e sipër në aksin Elbasan-Librazhd

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 12:09
Ilustrim

Një automjet tip "Mitsubishi" ka shpërthyer në flakë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Policia bën me dije se mjeti drejtohej nga shtetasi S.M, 31 vjeç, banues në Tiranë.

"Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale ku mjeti është djegur plotësisht", thuhet në komunikatë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, por nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat