Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Komoran

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Komoran

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 12:27
Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një aksident me të lënduar ka ndodhur para rreth një ore në rrugën Komoran-Sankoc.

Komandanti i Policisë së Trafikut në Prishtinë, Milaim Fejzullahu ka thënë  se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të tipit ‘Golf 4’.

Ai thotë për mediat vendore se nga ky aksident kanë pësuar lëndime trupore dy persona dhe të njëjtit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Fejzullahu thotë se sipas informatave që kanë pranuar nga Policia dhe mjekët të lënduarit janë me vetëdije dhe po ashtu janë jashtë rrezikut për jetë.

Më tutje, ai ka shtuar se njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës janë duke u marr me të gjitha rrethanat që karakterizojnë këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat