RENEA vret shtetasin që qëlloi kundër policisë në Gjirokastër, çfarë tha greku para se te vdiste

Kronikë e zezë

RENEA vret shtetasin që qëlloi kundër policisë në Gjirokastër, çfarë tha greku para se te vdiste

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 14:46
Kostandin Kaçifa

(E plotësuar) - 35-vjecari grek Kostandin Kaçifa, është vrarë sot nga forcat RENEA pasi nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ka qëlluar me armë drejt tyre.

Ai është ekzekutuar me një plumb në kokë dhe 1 në gjoks para se të vritej Kaçifa ka bërtitur Rroftë Greqia, rroftë Helenizmi’.

Kaçifa i cili njihet si simpatizant i ‘Agimit të Artë’ në Greqi, ka qëlluar paraditen e sotme në drejtim të policisë shqiptare, ndërsa pasdite gjatë një shkëmbimi zjarri është vrarë nga forcat RENEA.

Vrasja e ekstremistit grek, reagon Athina: E papranueshme, Shqipëria të zbardhë ngjarjen

Ministria e jashtme greke ka reaguar me një deklaratë për shtyp rreth ngjarjes në Bularat, ku mbeti i vrarë Konstantinos Katsifas.

Sipas deklaratës, “autoritetet greke kanë ndjekur ngushtësisht në kontakt me autoritetet shqiptare dhe që nga momenti i parë, incidentin në fshatin Bularat të Shqipërisë, ku një shtetas grek sillet të ketë hapur zjarr me armë kallashnikov kundër një makine të policisë shqiptare, e cila tentoi arrestimin e tij”.

“Pak më parë u informuam zyrtarisht se gjatë një shkëmbimi zjarri me forca të policisë shqiptare, Konstantinos Katsifas mbeti i vdekur”, vazhdon deklarata për shtyp e MPJ greke.

“Shprehim keqardhjen tonë të thellë për vdekjen e homogjenit grek dhe ngushëllimet tona familjes së tij”, thuhet më tej.

“Gjithsesi, është i papranueshëm fakti që operacion i precipitoi me humbjen e një jete njerëzore”, vëren selia e diplomacisë greke.

“Presim nga autoritetet shqiptare zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat u humb jeta e këtij qytetari grek dhe do të bëjmë menjëherë veprimet e nevojshme”, përfdunon deklarata e ministrisë së jashtme greke.

RENEA vret shtetasin që qëlloi kundër policisë në Gjirokastër

RENEA ka vrarë shtetasin Kostandinos Kaçifa, i cili qëlloi me armë kundër efektivëve të policisë.

35-vjeçari rreth orës 10 ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, fillimisht në ajër, e më pas me breshëri në drejtim të punonjësve të policisë, që po afroheshin në drejtim të tij për ta vënë nën kontroll.

Kaçifa, që nuk njihej prej banorëve si person konfliktual, është larguar më pas në thellësi të fshatit dhe ka vijuar të qëllojë në drejtime të ndryshme, por edhe kundër policisë, që ishte vënë në ndjekje për disa minuta.

Policia mbajti të rrethuar zonën. Në ndihmë të forcave “Shqiponja” dhe shërbimeve lokale mbërritën me helikopter edhe forcat RENEA.

Banorët e Bularatit thonë se Kaçifa jetonte në Greqi dhe se kishte disa ditë që kishte ardhur në Bularat. Ata i përshkruajnë të shtënat si momente tmerri. Megjithëse gjesti është kryer spontanisht, disa prej banorëve dyshojnë që i riu duhet ta ketë planifikuar më parë sulmin.

Ishte pikërisht Kostandin Kaçifa, ai që dekoroi një ditë më parë të gjithë fshatin me flamuj grekë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat