Drogë në Prizren, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Drogë në Prizren, arrestohet një person

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 15:46
Ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, e Prizrenit ka realizuar një operacion policor, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren, me ç’rast është bërë arrestimi i një personi të dyshuar.

Operacioni policor është bazuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope dhe analoge’, ku Policia e Kosovës ka realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të arrestuar.

I dyshuari i arrestuar në këtë rast është: L. Gj. (1986) ku gjatë kontrollit në lokacionin e caktuar janë gjetur dhe janë sekuestruar: nëntë  paketime të mbështjella me qese plastike me substancë dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme rreth 3 kg e 670 gramë dhe një revole pa karikator

Me urdhër të prokurorit të Shtetit i dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor në stacionin policor në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat