Aksident në Rahovec, vdes një person

Kronikë e zezë

Aksident në Rahovec, vdes një person

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Policia raporton për një aksident me fatalitet në fshatin Mrasor të Rahovecit.

Sipas Policisë në aksident janë përfshirë tri vetura  me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar dy persona,  të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Si pasojë e lëndimeve, njëri nga viktimat ka ndërruar jetë dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve. 

Si i dyshuar është arrestuar një person dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat