Një vit burg për tentim vrasje në Pejë

Kronikë e zezë

Një vit burg për tentim vrasje në Pejë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë - Departamenti për Krime të Rënda ka dënuar të pandehurit J.M. me një vit heqje lirie dhe 1.000 euro gjobë për vrasje në tentativë.

Të pandehurit i është shqiptuar edhe masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik, e cila masë do  të ekzekutohet në Qendrën e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, ku koha e kaluar në Institucionin e kujdesit shëndetësor i llogaritet në dënimin shqiptuar.

Më datë 11.06.2018, i pandehuri ka plagosur një person me armë zjarri, duke e qëlluar dy herë në bark.

Ai po ashtu akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje me çka ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Të njëjtit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues – konfiskimi i armës dhe është urdhëruar shkatërrimi i saj.

Kundër këtij aktgjykimi, pala e pakënaqur ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat