Të shtëna me armë në Gjakovë, plagoset një 50 vjeçar

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Gjakovë, plagoset një 50 vjeçar

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 20:55
Ilustrim

Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Dujakë të komunës së Gjakovës.

Si pasojë e këtyre të shtënave i plagosur ka mbetur një 50 vjeçar.

Rastin për mediat vendore e ka konfirmuar komandanti i Stacionit Policor të Gjakovës, Krist Gjokaj.

Sipas Gjokajt incidenti në fjalë ka ndodhur në mes fqinjëve.

“Një tentim vrasje ka ndodhur në fshatin Dujakë mes dy fqinjëve, ku njëri është plagosur me armë zjarri. I plagosuri është i moshës 50 vjeçare”, ka thënë Gjokaj.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se është arrestuar një i person si i dyshuar dhe se ende nuk dihen motivet e këtij  rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat