Një muaj paraburgim për të dyshuarin për tentimvrasje

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për tentimvrasje

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 16:00
Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit SH.M, për shkak se ka dashur ta privojë nga jeta një person në fshatin Isniq.

“Me datë 30.11.2018, në fshatin Isniq, komuna Deçan, me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin, në atë mënyrë që për shkak të disa problemeve të mëparshme që kanë pasur mes vete i pandehuri me të dëmtuarin, ditën kritike me të takuar mes vete ka filluar një kacafytje fizike, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me një thikë në kokë, ku pas kësaj viktima është dërguar për kurim në spital”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Pejës.

Me këto veprime i pandehuri SH.M. dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat