Kapet greku me drogë

Kronikë e zezë

Kapet greku me drogë

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 16:42
Nga kontroll i mjetit u konstatua se kishte ngarkuar lëndë narkotike Cannabis Sativa

Policia Kufitare e Igumenicës në bashkëpunim me Antidrogën, kanë marrë njoftim nga Policia Kufitare e Sarandës, se efektivët e Policisë Kufitare Sarandë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e  Krimeve  në Komisariatin e Policisë Sarandë janë vënë në ndjekje të disa personave që dyshohej se po transportonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil ku në tokën greke do i priste një automjet.

Rreth orës 08:00 në vendin e quajtur Sajadhe, Igumenicë, Policia Greke ka ndaluar për kontroll mjetin  me targa IPA 4427 me drejtues shtetasin grek Panajotis Petropullos, 71 vjeç, banues në Athinë, i cili u arrestua.

Nga kontroll i mjetit u konstatua se kishte ngarkuar lëndë narkotike Cannabis Sativa ku nga peshimi rezulton se lënda narkotike ishte paketuar në 57 pako me peshë 94 kilogramë e 720 gramë.

Vijojnë hetimet e përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut të lëndëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve shqiptarë që transportuan me krahë lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat