Një femër e cila kishe marrë lëndime javë më parë në një aksident trafiku ka vdekur dje në QKUK.
Sipas Policisë, ajo ishte e shtrirë në repartin intensiv të QKUK-së, që nga data 02 tetor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti në trafik.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.