Gëzimi familjar i kthehet në hidhërim

Kronikë e zezë

Gëzimi familjar i kthehet në hidhërim

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 12:29
Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar dje rreth orës 13:20 në fshatin Skifteraj të komunës së Vitisë

. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili për shkak të një gëzimi familjar kishte shtene në ajër me armë zjarri”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë, nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë automatike AK-47, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetë dhe konfiskuar 25 gëzhoja. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat