Bombola e gazit i merr flakë, lezhiani e hedh nga ballkoni

Kronikë e zezë

Bombola e gazit i merr flakë, lezhiani e hedh nga ballkoni

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 14:31
Lezhë

Një ngjarje e pazakontë është shënuar sot në qytetin e Lezhës, por fatmirësisht pa të lënduar.

Një qytetar nga Lezha ka dalë në ballkon me bombolën që kishte marrë flakë brenda shtëpisë. Kjo ka frikësuar jo pak banorët e lagjes dhe kalimtarët, çka ka bërë që në vendngjarje të shkojë edhe policia (jo zjarrfikësja).

Sipas qytetarëve që kanë shkruar për JOQ.al, burri po përpiqej ta nxirrte bombolën nga shtëpia teksa e mbante me një bisht fshese.

Por bishti i fshesës ka marrë flakë brenda pak çastesh dhe është detyruar ta hedhë pa u menduar dy herë dhe pa lënduar njeri pasi të gjithë po largoheshin nga frika.

Burri hedh bombulen e gazit nga kati i dyte ne Lezhe on Vidnews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat