Policia jep detaje nga aksidenti afër aeroportit

Kronikë e zezë

Policia jep detaje nga aksidenti afër aeroportit

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 20:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Magjistralja Prishtinë –  Pejë ka rreth 3 orë që është e bllokuar.

Kjo si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në mes të një veture të KFOR-it dhe një civile mbi urën e Hencit rreth orës 17 e 30.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se nuk ka të lënduar nga udhëtarët që ishin brenda veturës civile.

Mirëpo jozyrtarisht media ka mësuar se i lënduar ka mbetur një pjesëtar i KFORIT e pas kësaj është njoftuar edhe autoambulanca e këtij misioni.

Në pjesën në afërsi të aeroportit vazhdon të ketë kolona të cilat arrijnë deri në 6 km.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat