Rreh motrën e ish-burrit, por bie viktimë e dhunës fizike të ish-vjehrrës

Kronikë e zezë

Rreh motrën e ish-burrit, por bie viktimë e dhunës fizike të ish-vjehrrës

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 06:34
Foto ilustrim

Dhuna në familje, njeh një tjetër rast të veçantë, këtë herë nga Vlora.

Një 29-vjeçare ka dhunuar fizikisht ish-kunatën e saj. Pas kësaj ajo, vetë është gjendur viktimë e dhunës fizike, nga ish-vjehrra e saj.

Siç ndodh në raste të tilla, të dyja gratë “viktima” kanë nxituar në polici për denoncim, e cila nga ana e saj, ka vendosur urdhër-mbrojtje, ndërsa materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 02. 11. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen M. S.,34 vjeçe, banuese në  Vlorë, pasi ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ish- kunata L. L.,29 vjeçe, banuese në Vlorë. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë, Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02. 11. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L. L., 29 vjeçe, banuese në  Vlorë,  pasi ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ish-vjehrra, M. L., 64 vjeçe. Materialet iu kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.  Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, ”Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat