Tre persona sulmuan një vajzë në Gjakovë, arrestohen dy nga ta

Kronikë e zezë

Tre persona sulmuan një vajzë në Gjakovë, arrestohen dy nga ta

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar se dje në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë tre persona kanë sulmuar fizikisht një vajzë, në kohën kur ajo ndodhej në orar të punës. Motivet e këtij sulmi nuk dihen ende, por pas intervistimit të tre personave të dyshuar dy janë dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar.

Policia ka njoftuar, se viktima ka marrë lëndime trupore.

Njoftimi i plotë:

Rr. Anton Çeta, Gjakovë 03.11.2018-14:10. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët viktimës femër K/Shqiptare, i kishin shkaktuar lëndime trupore. Viktima si pasojë e plagëve është duke marr tretman mjekësor. Ende nuk dihen motivet e rastit, por viktima kur ishte sulmuar kishte qenë në vendin e punës në një lokal. Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy thika dhe një shufër metali të cilat dyshohet se ishin përdor në rast. Pas intervistimit dy të dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse i treti është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat