Tentojnë të vjedhin cigare, arrestohen

Kronikë e zezë

Tentojnë të vjedhin cigare, arrestohen

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 13:29
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Suharekë, të cilët pas kryerjes së vjedhjes me një veturë kishin tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes.

Në veturën e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar pako të ndryshme me cigare, si dhe një arkë me para të metalit.

Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar.

 Po në Suharekë, është arrestuar i dyshuari i cili nga policia ishte zënë në flagrancë duke kryer vjedhje në një lokal.

Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetë dhe konfiskuar një sasi e substancave narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë 6.50 gram.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit për rastin e vjedhjes është dërguar në mbajtje, ndërsa për lëndën e substancave narkotike rasti procedohet në procedurë të rregullt./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat