Shpërthim tritoli në një lokal Tropojë

Kronikë e zezë

Shpërthim tritoli në një lokal Tropojë

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 22:17
Foto

Një shpërthim tritoli ka alarmuar banorët e qytetit të Bajram Currit në Tropojë gjatë të dielës.

Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në lagjen “28 gushti”, shkruan lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e jashtme të lokalit që është pronë e qytetarit me iniciale S.Gj.

Si pasojë e këtij shpërthimi nuk është raportuar për të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërsa forcat e policsë dolën në vend të ngjarjes për të mbledhur provat.

Hetuesit tani janë duke kryer hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje, si dhe për të identifikuar autorët

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat