Një rrahje në mes tre personave ka ndodhur në fshatin Breznë të Dragashit, pas një mosmarrëveshje lidhur me pagesën për punën e kryer.
Si pasojë e lëndimeve tre personat e dyshuar janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren, ku njëri prej tyre është hospitalizuar, kurse dy të dyshuarit e tjerë janë liruar. Me vendimin e prokurorit, pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në qendrën e mbajtjes.