Po shkonte në shkollë, autobusi përplas 11-vjeçaren

Kronikë e zezë

Po shkonte në shkollë, autobusi përplas 11-vjeçaren

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Sipas informacioneve paraprake, e mitura ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spital.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Drizë të Gramshit, ku një 11-vjeçare është përplasur nga një autobus.

Sipas informacioneve paraprake, e mitura ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, transmeton “News Bomb”.

Ndërkohë, drejtuesi i autobusit, 42-vjeçari është shoqëruar nga forcat e policisë dhe po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti. Grupi hetimor shkoi në vendngjarje për mbledhjen e provave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat