Prokuroria Themelore e Gjakovës sqaron rastin e rrahjes në vendin e punës

Kronikë e zezë

Prokuroria Themelore e Gjakovës sqaron rastin e rrahjes në vendin e punës

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 10:44
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë përmes një kumtese për media ka reaguar ndaj lajmit “Gjakovë, tre meshkuj e sulmojnë një femër me thika e shufra në vendin e punës”, duke thënë se personi i sulmuar është mashkull.

“Me dt. 03.11.2018 në Gjakovë, tre persona, dy madhor dhe një i mitur kanë sulmuar një person (gjinisë mashkullore) për shkak të një mosmarrëveshje te mëhershëm  në  vendin e tij të punës duke i shkaktuar lëndime te rënda trupore”, thuhet në këtë njoftim.

Kujtojmë se lajmi për rrahjen e gruas në vendin e punës është marrë nga raporti 24 orësh që Policia e Kosovës ka dërguar për media ditën e hënë.

“Prokuroria Themelore ne Gjakovë, pranë Gjykatës Themelore në Gjakovë me dt.04.11.2018 ka paraqit kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy te dyshuarve B.P., dhe K.P., për shkak se te njëjtit dyshohen se kanë shkuar ne vendin e punës ku punon i dëmtuari  dhe e kanë sulmuar fizikisht duke I shkaktuar lëndime te renda te dëmtuarit K.H., ndërsa dje  me

dt. 05.11.2018 është mbajtur seanca dëgjimorë ku prokurori ka kërkuar qe ndaj te dyshuarve te caktohet masa e paraburgimit”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat