Shkolla e Koliqit përfshihet nga zjarri

Kronikë e zezë

Shkolla e Koliqit përfshihet nga zjarri

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 16:16
Ilustrim

Shkolla e fshatit Koliq të Prishtinës, sot është përfshirë nga një zjarr. Në Policinë e Kosovës thonë se nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale e nuk ka pasur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se ata janë njoftuar për rastin rreth orës 12, dhe se menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 12:30 kemi marrë informatën për një rast zjarri në fshatin Koliq të Komunës së Prishtinës, saktësisht në një shkollë. Menjëherë pas marrjes së informacioneve njësitet policore dhe zjarrfikësit janë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar. Në këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat