Policia konfiskon arsenal armësh në shtëpinë e një serbi në një fshat të Kaçanik

Kronikë e zezë

Policia konfiskon arsenal armësh në shtëpinë e një serbi në një fshat të Kaçanik

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Gjatë ditës së  djeshme në fshatin Korminjan i Ulët të Kaçanikut, Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të madhe të armëve.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një shtëpi të pabanuar, pronë e një serbi, janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë gjysmë automatike, dy AK-47, 1 gaz lotjsjellës, gjashtë karikatorë, 142 copë fisheka, dy radiolidhje dhe 100 copë banderola të ministrisë së Shëndetësisë.

Nuk raportohet për të arrestuar në këtë rast, ndërkaq që hetimet vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat