6 të lënduar nga një aksident në Lipjan

Kronikë e zezë

6 të lënduar nga një aksident në Lipjan

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 17:31
Ilustrim

Rreth orës 15:00, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Hallaq të Lipjanit.

Për pasojë, lëndime trupore kanë marrë gjashtë persona dhe të njëjtit po vazhdojnë të marrin tretmanin mjekësor.

Agron Borovci, zyrtar për informim për rajonin e Prishtinës, ka dhënë detaje shtesë lidhur me aksidentin në fjalë.

“Rreth orës 15:00 ka ndodhur aksidenti në fshatin Hallaq të Lipjanit.Gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të marra. Sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri të ky aksident”, ka thënë Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat