Goditet me makinë një person në Shtip, në gjendje të rëndë dërgohet në spital

Kronikë e zezë

Goditet me makinë një person në Shtip, në gjendje të rëndë dërgohet në spital

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Në bulevardin “Goce Dellçev” në Shtip, këtë mëngjes ka ndodhur një aksident komunikacioni, në të cili është lënduar rëndë një këmbësor.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në orën 09:10 në vendkalimin për këmbësor, kur një makinë “Volkswagen” e ka goditur rëndë nxënësin e shkollës së mesme,

Sipas informacioneve të para, i lënduari është në gjendje të rëndë dhe menjëherë është vendosur në Spitalin Klinik në Shtip.

Më shumë detaje për këtë aksident priten gjatë ditës së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat