Mbi 5 kg marihuanë në kulmin e shtëpisë, arrestohet një 35 vjeçar

Kronikë e zezë

Mbi 5 kg marihuanë në kulmin e shtëpisë, arrestohet një 35 vjeçar

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 14:34
Ilustrim

Një 35 vjeçar me inicialet A.G, është arrestuar në Prizren, pasi gjatë kontrollimit nën kulm të shtëpisë iu është gjetur dhe sekuestruar katër paketime me substance të dyshuar për narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 5 kg e 260 gram.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, sektori i Prizrenit, pas hetimeve preliminare, ka arritur të grumbullojë të dhëna të besueshme se një person i dyshuar, në shtëpinë e tij, posedon substanca narkotike të llojit marihuanë.

Policia thotë se ka njoftuar prokurorin kujdestar të Krimeve të Renda dhe me urdhër të tij dhe pëlqimin e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, ka marrë leje për kontroll të shtëpisë së të dyshuarit.

Sektori i DHTN Prizren, me asistim nga ana e Njësisë për Reagim të Shpejtë, dje ka bërë kontrollimin e  shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit.

“Gjatë kontrollimit nën kulm të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar katër paketime me substance të dyshuar për narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 5 kg e 260 gram. Për rastin në fjalë i dyshuari A.G. viti i lindjes 1983, me aktvendim të prokurorit kujdestar të Krimeve të Renda është dërguar në ndalim policor për 48 orë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat